Kadastra, 500 dosje të përfunduara çdo muaj
Kadastra, 500 dosje të përfunduara çdo muaj

Çështjet e të drejtave të pronësisë vazhdojnë të konsiderohen sot një shqetësim madhor lidhur me zhvillimin e përgjithshën të ekonomisë shqiptare. Tregu i pasurive të paluajtshme gjendet në mënyrë konstante përballë sfidash të ndryshme. Në planin tjetër, ende shumë raste të pazgjidhura pronësie mbi tokën mbeten në pritje të shqyrtimit nga autoritetet gjyqësore shqiptare, ndërkohë që numri i çështjeve të adresuara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut është në rritje. Qarku I Elbasanit, si një ndër qarqet më të mëdha në vend, sigurisht ka problematikat e saj. Në një intërvistë për televizionin Skampa, drejtori I zyrës vendore të kadastrës në Elbasan, Klevis Xhoxhi përmend çështjet që ky institucion është duke shqyrtuar momentalisht dhe ngërçet që janë hasur në këtë drejtim. Ai gjithashtu shprehet se bashkimi I zyrës së Aluiznit dhe hipotekës e bërë në një, në atë të kadastrës, ka sjellë frytet e saj duke mos sorollatur qytetarët sa në një zyrë në tjetrën por duke ja bërë më të lehtë këtë proces.

Ka ende qytetarë të cilët janë në pritje të zgjidhjes së çështjeve përkatëse, të zvarritura ndër vite.

Elbasani duke qenë një ndër qarqet më të mëdha në Shqipëri, ka pasur një bum ndërtimesh pa leje, por deri me sot janë mbi 15 mije leje legalizimi të përfunduara. Ndërkohë, Xhoxhi tregon se drejtoria punon me një standart mbi 500 dosje në muaj!

Pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit u legalizua një pallat 15 katësh i cili ka pasur probleme për shkak të shkeljes së lejes së ndërtimit duke bërë qe 113 familje të sorollateshin për 5 vite./S.SHORJA