Foto nga Dashnor Vaja
Foto nga Dashnor Vaja

14 Marsi po afron dhe qyteti simbol i ditës së verës ka nisur përgatitjet e para. Në Elbasan u çel Panairi i Librit, për të dytin vit në këtë qytet.

Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.

Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës, nis që më 10 mars dhe do të përfundojë më 14.

Përveç aktiviteteve kulturore dhe koncertit të madh festiv, edhe i gjithë kabineti qeveritar ka parashikuar të jetë në Elbasan me rastin e ditës së verës. Mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në 13 Mars në Elbasan, për të vijuar më pas me aktivitetet e 14 Marsit.

Edhe Tirana është bërë gati për të pritur Ditën e Verës.  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar përgjatë gjithë segmentit me lule.

Edhe pse Tirana prej disa vites e ka kthyer ne tradite festimin e Ditës së Verës sërisht atmosferen e vertete te kesaj feste e percjell vetem Elbasani.Askund tjeter nuk mund te shijohet kjo feste si ne qytetin e kultures dhe te luleve.Gjate ketyre diteve ne Elbasan do te zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese .express

Foto nga Dashnor Vaja
Foto nga Dashnor Vaja