Cili është ushqimi juaj i preferuar para raportit intim, është pyetja që ka ngacmuar disa nga VIP-at shqiptarë të cilët për mikrofonin e emisionit Stop kanë dhënë përgjigjet e tyre pikante.

Gazetari iu drejtua fillimisht me pyetjen se cili ishte ushqimi i tyre i preferuar, ku secili kishte nga një përgjigje të veçantë për pjatën që kishte më për zemër.

Por më pas u pyetën se çfarë konsumojnë para raportit intim…nga flija tek grosha, ja disa nga pergjigjet.

Marsela Cibukaj: Ai qe duhet ta dije, e di.

Xhaklina Lektari: Tava me kos.

Ermal Mamaqi: Shumë i mirë është dhe suxhuku…

Fjodora Fjora: Qulla e gjyshit tim, ajo është me hudhra, nuk duhet të takosh njeri…

Egla Harxhi: I ha të gjitha ushqimet shqiptare, por për atë gjë nuk janë aq pikante ushqimet tona.