Më datë 9 Mars 2018, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Çikago, në krye me z. Gjaneto Harusha, organizuan një pritje solemne për Ambasadoren e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku.

Pas një programi të shkurtë artistike ku pjesmarrës ishin aktori i mirënjohur nga Çikago, Pajazit Murtishi, dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit,” fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, z. Gjaneto Harusha. z. Harusha pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi së “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka nëvoj për të avancuar lidhjet me atdheun, me qëllim ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare.”

Pas z. Harusha, fjalen e mori Ambasadorja Çitaku, e cila përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ne fjalën e saj, Ambasadorja Çitaku dha lajmin per hapjen në Çikago të konsullates së përbashkët Kosovë-Shqipëri brenda një viti.

Ambasadorja njoftoi të pranishmit se ministri i jashtëm i Kosovës z. Pacolli dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë z. Bushati janë në fazën finale të kordinimit për hapjen e konsullatës së përbashkët në Çikago. Ajo po ashtu nënvizoi nëvojen për inkuadrimin e diaspores në trajtimin dhe menaxhimin e problemeve në vendlindje, shkruan Illyria. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e dekoroi Ambasadoren Çitaku me një mirenjohje për kontributin e saj në përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mbrëmja festive përfundoi me një forum pyetje dhe përgjigje për Ambasadoren Citaku, gjatë të cilit pati një interesim shumë të madh nga të pranishmit.

© SYRI.net