Çmendet moti. Pas temperaturave të larta të dy ditëve të fundit, moti do të ndryshojë përsëri, madje duke filluar nga pasditja e sotme.

Sipas parashikimeve të IGJEUM-it, nga pasditja e së dielës dhe në ditët në vijim, i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga reshjet, që do të ndikojnë në rritjen e prurjeve në lumenj, veçanërisht Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Sot, në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë ulja e prurjeve në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të mbeten të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme.

Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Temperaturat

(e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 18 °C

në vendet e ulëta: 6 / 18 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C.

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.© SYRI.net