1. / Nisma e FAO-s dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për promovimin e produkteve tradicionale dhe treguesve gjeografikë në Shqipëri është një vlerë e shtuar në përpjekjen e përbashkët për t’i dhënë kujdesin e duhur produkteve tipike dhe për t’i promovuar brenda e jashtë vendit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, u shpreh se, “sot në Gjirokastër, një qytet me kulinari fantastike, patëm një event të rëndësishëm për produktet tipike, që do të pasohet nga shumë të tjerë”.

Përpara disa muajsh dikasteri i Bujqësisë ndërmori një hap të domosdoshëm për këtë kategori produktesh. U miratua ligjin “Për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore”, i cili ka në fokus vlerësimin e karakteristikave unike të produkteve shqiptare.

Çuçi thotë se, “deri më tani, nuk ka patur një ligj të tillë sikundër kanë vendet e Bashkimit Europian. Aktualisht ne kemi vetëm 11 produkte të regjistruar që bëjnë pjesë tek markat e cilësisë, por lista me produktet që nuk janë regjistruar është edhe më e gjatë”.

Ministri shpreh bindjen se, me siguri që mungojnë në këtë listë edhe qifqitë e famshme të Gjirokastrës dhe plot produkte të tjera tipike.

“Në interesin tonë të përbashkët është një shportë e produkteve shqiptare të certifikuara me markat e cilësisë që do t’i mbështesim nëpërmjet promovimit të dedikuar brenda dhe jashtë vendit”, citohet ministri Çuçi./atsh

e.xh/r.e/