Dancila: Rumania do të drejtojë BE-në me dinjitet
Dancila: Rumania do të drejtojë BE-në me dinjitet

Rumania do e drejtojë Këshillin e BE-së me dinjitet, deklaroi kryeministrja rumune, Viorica Dancila.

“Sot, rumunët janë të lumtur që mbajmë presidencën e Këshillit të BE-së, duke zënë vendin që meritojnë në Europë, vendin nga ku duhet të marrin të njëjtin respekt, të njëjtat të drejta dhe të njëjtat përfitime që gëzohen nga çdo qytetar europian. Me këtë në mendje, unë do të përfaqësoj vendin dhe qytetarët e mi në gjashtë muajt e ardhshëm. Rumania do të drejtojë Këshillin e BE-së me dinjitet”, tha Dancila gjatë ceremonisë zyrtare të inaugurimit të presidencës së Rumanisë në Këshillin e Bashkimit Europian.

Kryeministrja deklaroi se në këtë eveniment janë të pranishëm arkitektë të integrimit europian të Rumanisë dhe i falënderoi ata për kontributin e tyre.

Për më tepër, ajo theksoi se miratimi me referendum i Kushtetutës aktuale të Rumanisë ishte pika e fillimit të procesit të integrimit europian të vendit.

/atsh