“Aksionarët e një bote kohezive dhe të qëndrueshme”. Kjo është tema e edicionit të vitit 2020 të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në katër ditët që mbledh së bashku kupolën që komandon botën.

Për edicionin e pesëdhjetë në Davos të Zvicrës marri pjesë 53 kryetarë shtetesh dhe 600 anëtarë të elitave botërore që kontrollojnë financat globale.

Një vend, siç thotë Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen, “ku liderët mund të takohen. Davos është vendi ku shmangen konfliktet dhe mbyllen mosmarrëveshjet”.

Çështja kryesore që do të diskutohet është ajo e ndryshimit të klimës dhe ‘konsumit’ të mjedisit, një çështje që po vë në dyshim aftësinë e sistemit global për të shmangur katastrofën.

Përballë protestës në rritje të aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit pritet edhe  një fjalim nga Greta Thunberg, mysafire e edicionit.

Sipas fitusit të Çmimit Nobel në Ekonomi, Stiglitz, i cili gjithashtu pjesë në Forum që nga viti 1995, ‘të pranishmit në Davos mbeten shumë larg nga realiteti për të kuptuar dështimet e shkaktuara nga globalizimi neoliberal në dekadat e fundit’.