Italia është fituesja e turneut të zhvilluar në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium” në kuadër të kauzës “Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku”, me të ardhurat që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Tiranë.

Kombëtarja e përbërë nga kampionët e Botës në vitin 2006 dhe e drejtuar nga ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi mposhti në finalen e madhe 1-0 Greqinë kampione Europe në vitin 2004.

Goli që i dha titullin e trofeut të bamirësisë u shënua nga ish mbrojtësi i Greqisë, që devijoi keq një krosim nga e djathta nga Zaccardo.

Ora