Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, bën të ditur se, deklarimi i vlerave monetare cash në dorë në kufi, për subjektet fizike dhe juridike është e nevojshme pasi lidhet me parandalimin e pastrimit të parasë dhe financimin e terrorizmit.

Doganat njoftojnë se, subjektet fizike dhe juridike krahas procedurave standarde të importit, eksportit, tranzitimit të mallrave për kartmonedha, metale, gurë të çmuar, të përmbushin detyrimin ligjor, për plotësimin, nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK)

Në rast konstatimi të mosplotësimit të formularit të RTVK, ndalohet vazhdimi i procedurave doganore deri në plotësimin e formularit të sipërpërmendur. e.xh/ /a.g/ATSH