Prej disa javësh ish-kryeprokurprja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva ndodhet në burg, pas skandalit të madh korruptiv.

Ndërkohë mediat maqedonase kanë publikuar një foto, në të cilët Janeva shfaqet në ambjentet e burgut. Fotoja është shkrepur në oborrin e burgut, ku shihet ish kryeprokurprja duke biseduar me një të burgosur tjetër.

Ish-prokurorja Speciale, Katica Janeva, është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore.

Një detaj të tillë e konfirmoi drejtori i burgut, Esad Rahiq. Ky i fundit tha po ashtu tha se Janeva është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës në një qeli janë vendosur deri me 6 persona.

janevaa.jpg