Ambasada turke në Tiranë njoftoi sot se delegacioni i kryesuar nga ambasadori ka nisur takimet për konkretizimin e ndihmës për ndërtimin e 500 shtëpive në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Delegacioni i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës turke në Tiranë.  /j.p/