Fondacioni Global Shqiptar ka nisur përpjekjet për mbledhjen e donacioneve me qëllim, që të ndihmohen banorët e prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit në Shqipëri.

Në një njoftim të bërë nga ky fondacion, kërkohet që të dhuroni dhe ndihmoni me programin e barazimit të fondeve të korporatave për të martën dhuruese (giving tuesday) më 3 dhjetor.

Ndër të tjera, theksohet se “E marta dhuruese, më 3 dhjetor është dita më e madhe e vitit për dhurime, ku priten rreth $400 milionë dollarë në javën e ardhshme, dhe neve na nevojitet ndihma e juaj që të mund të drejtojmë sa më shumë të holla nga kjo shumë drejt

kauzës sonë të përbashkët për Shqipërinë.”.

Fondacioni Global Shqiptar thekson se ndihma e secilit do të jetë e decentralizuar dhe jetike, për personat që kanë mbetur të pastrehë.

“Ndihma e juaj e decentralizuar do të jetë jetike, pasiqë ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë të vetëm pa ju. Le të shfrytëzojmë fuqinë e rrjeteve social që të bëjmë diçka magjike së bashku.

Në qoftëse ju punoni në një kompani e cila barazon dhurimet (donacionet) e punëtorëve ne ju inkurajojmë që të mobilizoni kolegët e juaj shqiptarë në veçanti ata jo-shqiptarë që të dhurojnë për kampanjën tonë të përbashkët.”-thuhet në deklaratë.

Për ata që nuk kanë njohuri për të martën dhuruese, sqarohet se ky program nënkupton që çdo person që do të dhuronte një shumë të hollash për kampanjën tonë në lehtësim të gjendjes pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, mund të bëjë kërkesë tek kompania/korporata ku ata punojnë, që të barazojë shumën e dhuruar nga ju, që do të thotë që ne së bashku do të arrijmë të dyfishojmë shumën që do të dhurojmë tek të prekurit e këtij tërmeti.

“Çfarë ne duam dhe duhet të bëjmë, është të shfrytëzojmë rrjetin tonë të gjërë të Diasporës Shqiptare dhe vullnetin e mirë të korporatave Amerikane që të ndihmojmë në lehtësimin e gjendjes në atdhe dhe

dhe ky program na mundëson shumë në arritjen e qëllimit tonë.

Shpërndani këtë shkrim dhe etikoni sa më shumë njerëz që mund të ndihmojnë, dhe ju falenderojmë paraprakisht për kontributin e juaj.  Poashtu, shpërndani këtë ide me organizatat e tjera shqiptare që planifikojnë të mbledhin fonde dhe të ju bëni me dije që mund të përdorin strategjinë e njejtë. “-përfundon deklarata.

Këto janë dy linqet që mund të përdoren për dhurime:

https://www.facebook.com/628606044183159/posts/992398221137271?vh=e&d=n&sfns=mo

:

https://www.facebook.com/628606044183159/posts/992398221137271?vh=e&d=n&sfns=mo

https://www.paypal.com/us/fundraiser/charity/3648649

Informatat rreth organizatës sonë janë këto:

EIN: 830619972

Global Albanians Foundation

Suite #419