Këngëtarja Demi Lovato më në fund do të dalë nga spitali.

Ylli i muzikës, e cila thuhet se për pak vdiq nga mbidoza e drogës javën e kaluar, sipas TMZ do dalë nga spitali këtë javë.

Ndërsa shoqëria e 25-vjeçares ka paralajmëruar se nëse Demi nuk rehabilitohet mund të vdesë.

Këngëtarja ka qenë nën mbikëqyrje mjekësore për më shumë se një javë.

Ajo ëshët shtruar në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles ndërsa raportohet se ka ethe dhe temperaturë të lartë.

/Ora News.tv