Kryeministri Edi Rama kërkoi sot mbështetjen e ndërkombëtarëve për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në infrastrukturën e arsimit dhe shëndetësisë.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama bëri të ditur se disa vende kanë shprehur gatishmëri për të

“Ajo që vjen si mundësi e shtuar është gatishmëria e disa vendeve. Ministria e Arsimit por edhe e Shëndetësisë të ndërtojë një urë të drejtpërdrejtë bashkëpunimi me homologë europian e më gjerë se kaq”, -u shpreh Rama.

Kryeministri kërkoi që të dy këto institucione të dërgojnë një informacion të përmbledhur mbi dëmet nga goditja e tërmetit në infrastrukturën shkollore dhe atë të shëndetësisë si dhe në nivelin psikologjik për nxënësit e mësuesit te të gjithë homologët.

Kryeministri informoi se dëmtimet në infrastrukturën e shëndetësisë nuk janë serioze./a.gjonaj/ /a.g/