Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës jo parlamentare për rritje të taksës së karburantit.

Nga Vlora, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sot se “akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për litër”. Edhe LSI, deklaroi sot se qeveria ka propozuar një rritje të re takse mbi naftën.

Ministrja deklaron se nuk ka rritje të taksës për karburantin dhe as taksa të reja duke mohuar pretendimet e opozitës jo parlamentare.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja”, deklaron ministrja, reagim të cilin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama.

e.xh/ /a.g/ATSH