Detaje të reja kanë dalë nga sherri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dibër, ku mbetën të plagosur gjashtë persona.

Bëhet me dije se konflikti i krijuar ka qenë mes dy familjeve, të cilat kanë qenë në raporte krushqie.

Mësohet se familja e djalit dhe vajzës ishin mbledhur në një lokal për t’u sqaruar rreth fejesës, por aty debatet kanë përfunduar në një sherr të dhunshëm.

Në këtë mënyrë kanë mbetur të plagosur gjashtë prej tyre, të cilët kanë përfunduar në spital.

Tashmë të plagosurit janë duke u kuruar nga mjekët e spitalit të Dibrës.