Dhimbja nuk ka kufi ne Pallatin e Kultures ne Durres, qe sot eshte i veshur i teri ne zi.

Britma, lot e vaj qe te keput shiprtin, ku familjaret e te aferm, por edhe shume te panjohur percjellin ne banesen e fundit anetaret e familjes Lala te vdekur nen rrenojat e termetit tragjik.

Ne homazhe marrin pjese presidenti i vendit, Ilir Meta. Ai eshte i pranishem ne homazhet per anetaret e familjes Lala qe humben jeten si pasoje e termetit.1

Ne homazhe eshte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka vendosur lule ne korridorin e mbushur me arkemortet per gjithe anetaret e familjes. I vetmi qe shpetoi sihte 17-vjecari, qe mundi te jetonte gjalle dhe u nxorr nga rrenojat.

Postimi i Rames 

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱

Durrës, Pallati i Kulturës – ÇFARË DHIMBJE përballë fotove të vogëlushëve që humbën jetën nën trupin e nënës që u shemb përtokë nga goditja fatale e peshës së shtëpisë së shembur😩

Zoti e bëftë të lehtë dheun e 8 viktimave të familjes Lala🙏😢😢😢😢😢😢😢😢

Familja Lala, me orgjinë nga Kukësi dhe e vendosur prej rreth një viti në një vilë 4- katëshe në zonën e ish-Kënetës, pësoi tragjedinë më të madhe nga tërmeti që rrënoi Durrësin mëngjesin e së martës.

Nëntë persona humbën jetën, ndërsa vetëm djali 16-vjeçar arriti të mbijetonte nën rrënoja deri në momentin që u nxor nga forcat e kërkim-shpëtimit.

Ilir Lala, person me aftësi të kufizuara, ishte i fundit që u nxor nga rrënojat e vilës, e cila u shemb totalisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë.

VIKTIMAT

1. Marjeta Lala 31 vjeçe
2. Emilio Lala 6 vjeç
2. Dionis Lala pa mbushur 2 vjeç
3. Dionisa lala pa mbushur 2 vjeçe
4. Amelia Lala 10 vjeçe
5. Griselda Lala 22 vjeç
6. Sadete Lala 50 vjeçe
7. Selvie Lala 74 vjeçe
8. Arjela Lala 5 vjeçe
9. Ilir Lala 52 vjeç