DHUNA NË FAMILJE ENDE SHQETËSUESE
DHUNA NË FAMILJE ENDE SHQETËSUESE

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqëtësues në Shqipëri. Çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje ndërsa më shqetësues është femomeni i vënë re së fundmi kur fëmija në moshë madhore ngre dorë ndaj prindit.

Sipas psikologëve raste të tilla ekstreme kanë të bëjnë me probleme madhore, kryesisht të varësisë ndaj lëndëve narkotike.

Probleme të dhunës gjithashtu, sipas psikologëve shfaqin ata fëmijë të cilët janë rritur në ambiente ku një sjellje e tillë ka qenë prezente.

Psikologët këshillojnë trajtime të specializuara për rastet e dhunës dhe një sjellje të kujdesshme përballë fëmijëve për të evituar trauma që më pas do të reflektohen në jetën e tyre.

Edisona Skenderi