Tre persona të armatosur kanë hyrë në banesën e çiftit Fani në Finiq të Sarandës.

Grabitësit kanë dhunuar dhe më pas i kanë lidhur çiftin nga Finiqi, dhe më pas kanë grabitur 200 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa çifti pasi ësht zgjidhur i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin.

Sipas dëshmisë së tyre, autorët flisnin shqip dhe pak greqisht.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa raportohet se ka patur edhe 2 persona të shoqëruar, për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.