Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit, bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” globale. Edhe në Elbasan, si çdo vit edhe sot u zhvilluan më shumë se 100 depistime falas, nga ku u zbuluan 20 raste të reja me glicemi të lartë 250-428.

Evisa Meci, shefe e sektorit të kujdesit shëndetësor parësor pranë Njësisë Vendore të Njësisë Vendore Elbasan, shprehet se kjo ditë nuk mjafton për të ndërgjegjësuar popullatën rreth sëmundjes së diabetit. Sipas Znj.Mici, shkak për përhapjen në mënyrë të vrullshme të kësaj sëmundje është jeta sedentare dhe kequshyerja.

Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë. Mjekët thonë se diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës.

Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë ,ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës.

EDLIRA XHERRI