Humbja e disa kilogramëve lehtëson zhdukjen e diabetit. Studimi shkencor zbulon se diabeti i tipit 2 mund të tejkalohet me dietë.

Studimi, i paraqitur në ADA, kongresi vjetor i Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë, konfirmoi që humbja e peshës lidhet me zhdukjen e sëmundjes. Sondazhi përfshiu 300 pacientë midis viteve 2014 dhe 2017, të ndarë në dy grupe nga ekspertët.

Një grup i parë, ai i kontrollit, mori ilaçet e dobishme për të kundërshtuar simptomat e sëmundjes, të tilla si ata kundër hipertensionit dhe ilaçe anti-glikemike. Grupi i dytë nuk mori asnjë ilaç, por ndoqi një dietë të veçantë për disa muaj, për të humbur disa kile dhe për të ruajtur formën e arritur.

Rezultati? Një e treta e pacientëve në grupin e dytë (36%) kishin një zbehje të sëmundjes në fund të eksperimentit. Rezultate të shkëlqyera që kanë vazhduar gjatë dy viteve të ardhshme. Sipas ekspertëve kjo është për shkak të qelizave pankreatike që janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës dhe dëmtohen në fazat e hershme të sëmundjes.

“Studimi – shpjegoi Roy Taylor, bashkëautor dhe profesor i Mjekësisë dhe metabolizmit në Universitetin e Njukasëll – tregon se njerëzit me diabet të tipit 2 mund të kenë një zgjedhje dhe sëmundja nuk është një dënim i përjetshëm, nëse thjesht zbatohet metoda efektive e humbjes së peshës dhe ruajtjes së saj. Individët me diabet fillestar 2 mund të kthehen në një gjendje normale të shëndetit me një ulje të konsiderueshme të rrezikut të komplikimeve serioze afatgjata të lidhura me diabetin, siç janë sëmundjet kardiovaskulare”.

Cila është dieta e duhur për diabetikët? Mbi këtë studiuesit bien dakord të theksojnë përfitimet e një diete vegane dhe vegjetariane, me konsumimin e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve në ditë si dhe bishtajoreve, por edhe një sasi të përshtatshme drithërash integrale. / meb.al