Pacientët me diabet mellitus duhet të përmirësojnë 100% dietën e tyre për të mbajtur në kontroll sheqerin në gjak. Për këtë nevojitet të hani ushqime me vlera ushqyese, në sasi të moderuar, duke respektuar në maksimum dhe orarin e çdo vakti. Pra, çfarë duhet dhe nuk duhet të hajë një pacient me diabet? Edhe pse ky argument sjell akoma debate, janë disa aspekte përmirësuese të rëndësishme.

Objektivat e dietës së diabetikëve

Plani i ushqimit duhet të bazohet në ushqime të shëndetshme dhe mes objektivave renditen këto:

Të mbash në kontroll nivelin e lartë të sheqerit në gjak
Mbajtja e një peshe të ekuilibruar
Shmangien e komplikacioneve të nivelit kardiovaskular
Reduktimi i nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve
Një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut
Stimulimi i aktivitetit të sistemit nervor

Çfarë këshillojnë mjekët?

Një dietë për diabetikët e bazuar në tre vakte kryesore në ditë, të realizuar me orare të rregullta. Kjo i jep mundësi organizmit të përdorë më mirë insulinën që merret nga ilaçet. Pavarësisht se duhet konsultë me mjekun, këto janë baza e një diete për diabetikët.

Karbohidrate të shëndetshme

Fruta dhe perime
Drithërat integrale
Bishtajoret, fasule, thierrza apo bizele
Produktet e qumështit pa yndyrë

Fibrat dietike

Miell integral
Fruta të thata
Perime jeshile dhe fruta
Tërshëra

Acidet e shëndetshme yndyrore

Peshku i kaltër
Farërat dhe frutat e thata
Avokado
Vaj ulliri dhe kolze

Proteina

Bishtajoret
Veza
Mishrat e dobët, si pula apo gjeli.
Qumësht i skremuar ose i varfër në yndyrna
Peshk dhe fruta deti

Elbasani News