Një zjarr i rënë në një shtëpi në një fshat të Vlorës ka rezultuar tragjik për një të moshuar.

Gastere Strati, 80 vjeç ka mbetur e vdekur si pasojë e asfiksimit.

Zjarrëfikësit kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por pa bërë të mundur shpëtimin e zonjës.

Zjarri mendohet të ketë qenë aksidental, por priten të reja nga autoritetet.