Nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së  11 Dhjetori u shpall si Dita Ndërkombëtare e Maleve. Synimi i kësaj dite është vënia në dukje e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e Maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerzëve.Ahmet Memeti nga Klubi Ekologjik Elbasan në një intervistë për Elbasaninews flet për rëndësinë e kësaj dite.

Ahmet Mehmeti :“Malet vetë janë shumë tërheqës për njerëzit ,janë të dobishëm për ta që jetojnë atje  por edhe për turistët  dhe të gjithë ata që kanë qejf sidomos turizmin e aventurës ,të lëvizjes dhe natyrës .Malet, përveç borës dhe peisazheve madhështore kanë edhe pyjet dhe kullotat .Janë burime të mëdha për njerzimin.Janë burime ujore.Janë shumë faktorë që ndikojnë për ti pas malet një burim të pashtershëm edhe ekonomik e turistik.Kjo ditë ka  kuptim të plotë kur ne mendojmë se duhet të bejmë shumë për malet  për ti ruajtur këto peisazhe të natyrës ,këtë dhuratë të jashtëzakonshme për ti vënë ata në punë me turistët  por njëkohësisht për të marrë nga pyjet dhe kullotat më të mirën dhe për ti ruajtur ato si një burim i përhershëm  të ardhurash por edhe i pushimit të kulturuar  i një jete të shëndetshme që në të ardhmen të marrë rëndësi të jashtëzakonshme “.

  1. Mehmeti ka edhe një mesazh për këtë ditë.

Ahmet Mehmeti “Ta ruajmë këtë pasuri të pashtershme të natyrës,dhuratë të natyrës jo vetëm për vete por edhe për brezat e ardhshëm duke dhenë një kontribut që ç’është prishur atje ne ta ndreqim dhe ku ka vend për të  përmirësuar ambientin ne të shtojmë pyjet  dhe te persmiresojmë kullotat .Të bejmë marketingun që keto të gëzohen edhe nga njerëz të tjerë që ndoshta nuk kanë shkelur ndonjëherë atje ,të bëhen banorë të përhershëm .Popullsia vendase të rrisë mirëqënien dhe ata që do të shkojnë të kënaqen dhe të përfitojnë shumë prej tyre.

Më tej z.Mehmeti nisur nga eksperienca e tij ka edhe disa sygjerime për vende të cilat duhet ti vizitoni patjetër.

Ahmet Mehmeti “: Unë kam pasur fatin që të vizitoj pothuajse të gjitha trojet e Republikës së Shqipërisë  dhe malet kudo që janë brenda kufijëve të Shqipërisë ,janë njëri më i bukur se tjetri.Mali i Gramozit  është një destinacion shumë i bukur turistik po ashtu Tomorri .Kemi Bukanikun dhe malet e Librazhdit .Alpet janë një mrekulli edhe në Europër jo vetëm për pyjet por edhe për kullotat ,ujëvarat ,ujin e përrenjëve dhe të lumenjëve për lulet dhe për çdo gjë që ka interes njeriu,media dhe shpirti njerëzor .Kështu që ka shumë gjëra për malet ,ne mjafton të kemi dëshirën për zhvillim”.

E.Skenderi