Me rastin e ditës kombëtare të ushqimit, të rinjtë e shkollës së mesme “Ahmet Dakli“ në bashkëpunim me “Fundjavën Ndryshe”, mblodhën pako ushqimore për t’ia shpërndarë dy familjeve ne nevojë. Përkatësisht njëra prej tyre rezidente në lagjen “Kala” dhe tjetra në NSHU. Me ndihmën e mësuesve dhe mbështetjen e fondacionit të “Fundjavë Ndryshe”, këta të rinj mblodhën pako me ushqime si dhe veshëmbathje për t’ia dhuruar familjeve vulnerabël. Mëngjesin e sotëm ata e konkretizuan ndihmën e tyre duke trokitur derë më derë tek ato familje për të cilat kjo ndihmë ishte shumë e nevojshme. Mësuesja, Oriana Kaçuli, e cila është koordinatorja e qeverisë së nxënësve, shprehu domosdoshmërinë e të qëndruarit pranë familjeve në vështirësi ekonomike.

Përfaqësuesi i organizatës “Fundjava Ndryshe” ftoi të rinjtë të jenë me solidarë ndaj familjeve në vështirësi ekonomike.

Pakot ushqimore u shpërndanë nga vetë nxënësit dhe vullnetarët e “Fundjava Ndryshe”. Falenderues u shprehën qytetarët që morën vëmendjen e të rinjve, qoftë në mënyre modeste.
Sinkron ajo gruaja kur falenderon