Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë iu bashkuan ushtrive nga 135 vende të tjera në mbarë botën në Ditën Ndërkombëtare të Sporteve në ushtri. Ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të të gjitha gradave dhe nga të gjitha komandat, njësitë dhe repartet e Forcave tona të Armatosura morën pjesë në ”Ditën e vrapimit të CISM-it 2018” në kodrat e liqenit artificial në kryeqytet, aktivitet i cili u zhvilluan në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës dhe Federatën e Atletikës. Pasi uroi fituesit dhe përgëzoi pjesëmarrësit në garë, ministrja Xhaçka theksoi rëndësinë e meritokracisë, për të cilën tha se do të jetë themelore për karrierën në Forcat e Armatosura. Sinkron Olta Xhaçka Ministre e Mbrojtjes Dita e vrapimit të CISM zhvillohet çdo vit nga vendet anëtarë të kësaj organizate duke u kthyer në ditën ku ushtarakë dhe civilë vrapojnë së bashku në gjithë botën nën flamurin e sportit dhe paqes. Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e sportit masiv në Forcat e Armatosura. CISM (International Military Sport Council) është Këshilli Ndërkombëtar i Sporteve në ushtri me 136 vende pjesëmarrëse, midis tyre edhe Shqipëria.