Dita e mërkurë parashikohet e vranët e gradualisht prej orëve të mesditës me kthjellime. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut, parashikohen të vazhdueshme me intensitet mesatar në të gjithë territorin, që prej orëve të para të ditës.

Në jug dhe lokalisht në qendër, reshjet do të marrin intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Prej orëve të mesditës intensiteti i reshjeve bie në të gjithë territorin dhe marrin karakter lokal.

Sipas SHMU, në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut, e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 7ºC deri në 11ºC

zonat e ulëta 10ºC deri në 17ºC

zonat bregdetare 12ºC deri në 17ºC

/Agjensia e Lajmeve Sot News/