ATSH/ Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike u njohën sot me  strategjinë e Korporatës së Energjisë Elektrike (KESH) për diversifikimin e burimeve gjeneruese të energjisë.

Në bashkëpunim me departamentin e Energjetikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ekspertë të Korporatës zhvilluan një orë leksioni të hapur me studentët e ciklit master i shkencave në energjitë e rinovueshme, me temë: “Prodhimi i energjisë elektrike në vendin tonë dhe zhvillimi i burimeve të reja të energjisë së rinovueshme”.

Gjatë leksionit studentët u njohën me zhvillimet e fundit në sektorin energjetik dhe kryesisht mbi iniciativën e KESH për diversifikimin e burimeve gjeneruese të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.

Gjithashtu studentët shprehën interes për të vijuar bashkëpunimin me Korporatën. Leksioni u mbyll me pyetje/përgjigje, mes studentëve dhe inxhinierëve të KESH.