Bashkëpunimi mes dy institucioneve të rëndësishme fiskale të vendit, Dogana e Tatime do të rrisë përmirësimin e administrimit të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duro, për të nxitur harmonizimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në frymën e bashkërendimit të veprimeve, dy agjencitë do të vijojnë me takime periodike çdo muaj, në nivele teknike, për të modeluar një qasje të përbashkët efektive.

Bashkëpunimi do të vijojë edhe në sigurimin e shkëmbimin e informacionit, përfshirë atë në kohë reale, si edhe mbështetjen reciproke për të parandaluar dhe luftuar evazionin fiskal dhe aktivitete te tjera të paligjshme, në funksion të përmirësimit të administrimit tatimor dhe doganor./k.s/j.p/