Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje Gjykatës së Tiranës në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.

Sipas Ministrisë së Drejtëisë, ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin ndërsa ka deklaruar se Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi.

Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranon kërkesën dhe seanca e radhës caktohet data 30 tetor, ora 13.30.