Ish-presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk u zgjodh sot në mbrëmje si kryetari i ri i Partive Popullore Europiane (qendra e djathtë).

Përfaqësuesit e të gjitha partive të djathta europiane në Zagreb votuan me shumicë dërrmuese 491 vota dhe 37 kundër në favor të zgjedhjes së ish-kryeministrit polak si lider i ri i Partive Popullore Europiane.

Në fjalimin e tij të rastit, Tusk u shpreh se i ngopur me burokracinë në BE dhe tashmë kërkon të japë një kontribut më të mirë për partitë e djathta europiane.

‘’Pas 5 viteve jam ngopur së qeni kryetar i burokracisë europiane. Jam gati të luftoj dhe shpresoj të jeni të gathshëm dhe ju’’, foli përpara pjesëmarrësve Tusk.

62-vjeçari është kryeministri më jetëgjatë i Polonisë (2007-2014) ndërsa mbajti për 5 vite postin e presidentit të Këshillit të Europës. Ai mbahet mend për shqiptarët si mbështetës i vazhdueshëm i çeljes së negociatave për integrimin e vendit tonë në BE.