Mbi 1264 persona janë pajisur me çertifikata profesionale gjatë vitit 2018 në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Elbasan.Në këtë qëndër ofrohen disa lloje të ndryshme kursesh profesionale nga të cilat mund të përfitojë çdo individ mbi moshën 16-vjeç dhe që plotëson kriteret e nevojshme.

Kjo qëndër është kthyer në një mundësi për të gjithë ata persona që duan të mësojnë një profesion.

Në një intervistë për Tv Skampa drejtori I qëndrës së formimit profesional publik në Elbasan  Indrit Abdiaj ,shprehet se kurset që qëndra ofron çertifikojnë dhe pajisin me një dokument të vlefshëm për punësim të gjithë punëkërkuesit.

Gjatë vitit 2019 në drejtorinë rajonale të formimit profesionale do të ketë edhe risi përsa I përket degëve të reja. Ndërkohë nga degët aktuale ,vazhdojnë të mbeten me të zgjedhurat degët e gastronomisë dhe të rrobaqepsisë.

Së shpejti Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Elbasan do të hap edhe filiale të reja në bashkitë e ndryshme të qarkut të Elbasanit.

Edisona SKENDERI