Në vitin  1940 kompozitori i njohur Pjetёr Dungu (Shkodёr, 27.2.1908 – Durrёs, 23.11.1989), publikoi veprёn e parё nё botimet shqiptare me kёngё popullore tё mbledhura nёn kujdesin e Radio Tiranёs, tё shoqёruara edhe me notat pёrkatёse muzikore. Libri ёshtё botuar nga Istituti Geografico De Agostini, Novara, dhe gjithashtu ёshtё shtypur nё Itali, çka duket edhe nё cilёsinё e lartё tё stampimit. Kjo pёrmbledhje pёrmban 50 kёngё popullore origjinale nga treva tё ndryshme tё Shqipёrisё, ndёr tё cilat janё edhe dy kёngё popullore elbasanase, me tekst autentik siç kёndohej nё atё kohё.

Këngët “ Unë ty moj të kom dasht”.. e cila këndohet edhe ditët e sotme me një repertor të gjerë jo vetëm në festival por edhe festa e dasma të shumta në trevën e Elbasanit, si edhe “ Ishin dy kunata”… tekst i pandryshuar me kohën.

Çdo kёngё ёshtё e shoqёruar edhe me skica që i përgjigjen përmbajtjes së këngës.

Ilustrimet janë bërë nga piktori gjerman Hans Troschel (1899 – 1979), i cili në atë kohë jetonte e punonte në Shqipëri dhe më 1945 u dënua nga Gjykata Ushtarake shqiptare me 30 vjet burg si “agjent nazist”, por pasi përfitoi nga një amnisti u riatdhesua në Gjermaninë Perëndimore më 1954, ku punoi si mësues vizatimi.

Libri ka një parathënie nga prof. Filip Fishta dhe një shënim të shkurtër nga vetë autori. Ky libër nuk është ribotuar qënga koha kur edhe u publikua./m.s/