Një 44 vjeçar ka rënë në pranga pasi është denoncuar nga bashkëshortja për dhunë në familje.

Policia e Tiranës njofton se arrestoi në flagrancë shtetasi Çlirim Lami, 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek Tiranë, pasi rreth orës 20:00, në fshatin Mazrek, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij, A.L., 35 vjeçe, banuese në fshatin Mazrek, Tiranë, së cilës ju plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

•  1 (një) armë zjarri gjysmë automatike me nr: 10343718

•   73 (shtatëdhjetë e tre) copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm

•   69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm

•     2 (dy) krehëra fishekësh.

Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278, dhe 130/a e Kodit Penal. /Gazeta Express/