Eshtë ndarë nga jeta këtë të mërkurë regjisori i njohur Gjergj Xhuvani në moshën  56-vjeçare. Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergj Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë. I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani lë bashkëshoren, aktoren Luiza Xhuvani dhe dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë.