Mishi i shpendëve ka rrezik të jetë një ndër shkaqet kryesore që shkaktojnë infeksione urinare. Një studim i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley dhe qendrave të ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka marrë në analizë disa mostra të mishit dhe të pacientëve me infeksione të rrugëve urinare.

Është zbuluar se shumica e baktereve që shkaktojnë infeksione urinare merret nga mishi i shpendëve. Shumica e tyre janë të padëmshme, por disa lloje shkaktojnë infeksione, të cilat nëse nuk kurohen mund të sjellin dëmtim të veshkave dhe çojnë deri në vdekje.

Një nga këshillat e studiuesve lidhet me mënyrën e gatimit të shpendëve. Ato duhen pjekur mirë pasi mund të çojnë në rritjen e rrezikut për t’u infektuar. Këshillohet të tregoheni të kujdesshëm!