Një vrasje e mistershme tronditi dje Shkodrën. Ndërkohë sot detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Gjergj Krygjës dje në Dukagjin.  Dyshohet se 43-vjeçari më herë ka qenë i dënuar për drogë në Itali. Para dy vitesh 43-vjeçari ishte në kërkim edhe në Shqipëri për kultivim droge.

Gjergj Krygja, 43-vjeç, baba i tre fëmijëve u vra dje me katër plumba në pragun e derës së shtëpisë së tij në fshatin Sumë të Shkodrës. Krygja kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik, në momentin që autorët e pikasën nga autostrada dhe e qëlluan katër herë me armë zjarri.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Dukagjin në harkun kohor të një muaji. Më 21 tetor,  u vra me armë zjarri 55-vjeçari Lazër Arra, (Pjetrushi) në fshatin Shosh në Dukagjin, ndërkohë që për ngjarjen u ndalua kushëriri i tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/