Këngëtari i njohur, Justin Timberlake i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij, aktores Jessica Biel pas fotove që qarkulluan në rrjet. Justin shfaqej në një bar në New Orleans, i shoqëruar nga aktorja Alisha Wainwright. Fotot lanë të kuptohej se mes tyre kishte diçka më shumë se thjesht kolegë pasi Justini ia kapi dorën poshtë tavolinës aktores.

Me anë të një postimi në Instagram Justin ka shpjeguar situatën dhe i ka kërkuar falje publike bashkëshortes.

“Unë qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Dua të sqaroj që asgjë nuk ka ndodhur mes meje dhe koleges sime. Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqendrohem të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë”, shkruan Justin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/