Përbërësit për 4 persona:

500g oriz Carnaroli •

150g djathë dhie i freskët

(Chevre) • 1 Scalogne ose pjesa e bardhë e një qepe të njomë • 1 gotë verë e bardhë • 2 lugë vaj ulliri • lëng perimesh i valuar ose ujë • kripë • 1 spec i kuq

Përgatitja:
Scalogne-n e grirë imët e skuqim me pak vaj në një tenxhere. Hedhim orizin dhe pasi e skuqim për pak minuta, e shuajmë me verë të bardhë. Kur vera të avullojë, shtojmë lëng perimesh ose ujë të valuar here pas here derisa orizi të ziejë. Specin e kuq, të prerë në formë zhulien (në shirita të gjatë e të hollë), e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri dhe kripë. Kur orizi të ziejë plotësisht, e rregullojmë për kripë dhe e përziejmë me djathin e dhisë. E shërbejmë me feta speci të kuq të skuqur.