“E vetmja gjë që e bashkon sot Europën është plogështia e saj përballë fatit”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke cituar thënien e poetit dhe eseistit, Octavio Paz.

Reagimi i Kryeministrit Rama vjen pas deklaratës së Presidentin të Francës, Emmanuel Macron, i cili në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Angela Merkel, tha se më parë duhet një reformim i BE dhe më pas zgjerim me vende të reja si Shqipëria Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq më datë 17-18 tetor mblidhen në Bruksel krerët e shteteve të Bashkimit Europian të cilët do vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.