Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbështetje të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Me tone të ashpra dhe plot ironi Rama ka mbrojtur Xhafajn duke i quajtur ato një skenë parodi dhe maskaradë për të dëmtuar Shqipërinë dhe qeverinë Rama.

Rama për akuzat e opozitës 

Ja sot na del edhe që drejtuesi i reformës dhe Ministri i Brendshem na qenka kryetari i familjes së dytë mafioze në Ballkan, pas meje dhe familjes sime.

Ministri i Brendshem paska fshehur prej 6 vjetësh dënimin me burg të vëllait në Itali për një vepër të kryer 15 vjet më parë dhe ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë, por u shpërnda në faqet e FB të kryeministrave të vendeve anëtare të BE.

MB paska qenë diversant i krimit në krye të reformës ku qenka infiltruar për një nen me qëllim moseekstradimin e vëllait, lavdi zotit që shqiptarët kanë opozitën.

MB nuk qenka vetëm fshehësi i dënimit të vëllait, dokument që gjendet online prej 6 vitesh dhe as injektues i fshehtë i nenit për të mbrojtur vëllanë, hataja që ka gjetur punët e brendshme është ku e ku më e madhe, se MB qenka kreu i një organizate kriminale i trafikut të drogës, ku vëllai u kap në veprim e sipër, me një bashkëpunëtor X. Kjo provë ulëritëse, mori dhënë në mediat tona dhe jo vetem, edhe në kanalet e lobimit për të çelur negociata.

Kjo është një maskaradë destabilizuese, e vënë në skenë për ti thënë Evropës se ky është  vend ku Ministria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut dhe për tu thënë shqiptarëve se sa të jetë Rama në qeveri MB nuk mund të jenë tjetër sesa eksponentë të krimit global.

Elbasani News