Kryeministri Edi Rama pret nga Bashkimi Evropian që të hapë negociatat me Shqipërinë. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e KE, Jean Claude Juncker, Rama deklaroi se tani ka ardhur koha që Evropa të njohë arritjet e Shqipërisë. Midis arritjeve, kryeministri veçoi ato në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ashtu siç kemi rënë dakord, të gjitha vendimet e KE për hapjen e negociatave janë kaq të vendosur siç jeni ju dhe pjesë a me e madhe e BE. Tashmë ka ardhur koha që Evropa të bëjë atë që ne presim për të na njohur meritat tona. Dhe për të na u ndezur drita e gjelbër. Nuk është fundi po fillimi për një kapitull të ri. Kjo do të kërkojë kohë. Ne nuk e bëjmë këtë se na u kërkua nga Bruksel, por për të mirën e vendit tonë dhe për të mirën e fëmijëve tanë si dhe të një vizioni të përbashkët dhe si Shqipëria duhet të jetë për brezat e ardhshëm. Siç e njeh raporti i Komisionit Europian ne kemi pasur rezultate, reforma transformuese në prioritetet kyçe dhe rekomandimi i ri për hapjen e negociatave me Shqipërinë është një pikëpamje objektive për njohjen e rezultateve të tërësishme që ka ndërmarrë Shqipëria dhe për arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Edi Rama. Ai shtoi se Shqipëria nuk i ndërmori reformat vetëm për negociatat, por edhe për të mirën e vendit. “Njëkohësisht dua të them publikisht se ne nuk i bëmë reformat se na u kërkua nga Brukseli apo nga kryeqytetet e tjera evropiane, por për të mirën e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë dhe për të mirën e një vizioni të përbashkët se si duhet të duket vendi dhe si duhet të jetë Shqipëria për brezat e ardhshëm. Deri në momentin e marrjes së vendimit të gjithë do jenë në kor për t’u dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, as më shumë e as më pak”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Më herët gjatë ditës së djeshme Rama zhvilloi një takim edhe me Shefen e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogerini. Detajet e këtij takimi u dhanë nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Koçijançiç.