Dita e premte ka sjellë, permiresim të kushteve atmosferike në Qarkun e Elbasanit, ku temperaturat kanë pësuar rritje. Gjithësesi situata mbetet problematike në Njësitë Administrative të bashkisë së Librazhdit dhe Prrenjasit.

Pavarësisht ndryshimeve të temperaturave zonat malore të qëqarkut të Elbasanit vijojnë të jenë të bllokuara dhe pa energji elektrike.

Një nga problemet më të mëdha në Hipotekë përgjatë gjithë viteve që këto zyra kanë funksionuar ka qenë ai i korrupsionit dhe vonesës së shërbimeve për qytetarët.

Ndryshimi i menjëhërshëm i tempretaurave ndikon edhe në shëndetin e njerzve. Por Drejtoria Rajonale e shëndetit Publik në Elbasan i ka marrë të gjitha masat dhe është gjetur e përgatitur në këtë situatë. Sipas drejtuesit Xhevahir Budanit, në të 26 qendrat shëndetësore në bashkinë Elbasan, Cerrik dhe Belësh janë paisur me medikamentet kryesore.

Njohja e të drejtave të përsonave më aftësi të kufizuar ,bazuar në legjislacionin kombëtar të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar ka qenë tema e një trajnimi të zhvilluar nga shoqata MED PAK në kuadër të programit rajonal për demokracinë vendore .

Kodër Krasta vazhdon të mbetet një ndër destinacionet e preferuara për të kaluar ditët e ftohta të Janarit. Kanë qenë gjimnazistët e Elbasanit ata të cilët kanë zgjedhur të kalojnë kohën në një ndër vendet më të bukura që ka qyteti I Elbasanit.

Qeveria ka vënë në dispozicion për financimin e ndërmarrjeve sociale në vend një fond prej rreth 250 milionë lekësh për 3 vitet e ardhshme, ku për vitin 2019 janë parashikuar 61 milionë lekë dhe me rritje në dy vitet pasues.Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare