Ndryshimet e temperaturës së mjedisit në stinën e verës janë shoqëruar me jo pak komplikacione shëndetësore, të cilat kanë lënë të kuptohet se kjo stinë paraqet jo pak probleme. Gjatë kësaj periudhe fëmijët nuk duhet të dalin jashtë pas orës 10:00 të mëngjesit deri në orët e pasdites.

Në prefekturën e Elbasanit është zhvilluar takimi i Task-Forcës vendore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit për vitin 2017-2020. Qëllimi i takimit ishte analiza e punës së bërë nga të gjitha institucionet e përfshira në task forcën antikanabis në nivel qarku për muajin Qershor në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike

Maturantët që do të studiojnë në Shqipëri duhet të aplikojnë në universitete në datat 30 korrik deri në 4 gusht. Njësoj si vjet, aplikimi do të bëhet online, me renditjen e 10 preferencave, megjithëse në këtë fazë të rëndësishme janë kriteret e pranimit, jo renditja e degëve.

Policia Rrugore i kërkoi zyrtarisht Kuvendit 10-fishimin e vlerës aktuale të gjobës për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Sipas analizës së policisë, ky ndryshim i Kodit Rrugor është urgjent në kushtet kur ky fenomen po merr jetë njerëzish