Është inaguruar sot në qytetin e Elbasanit qendra multifunksionale që do tu shërbëj dy shkollave profesionale si Sali Ceka dhe Ali Myftiu. Në këtë inagurim ishin të pranishëm ministri i financave Arben Ahmetaj, nënkryetari i Bashkisë Elbasan Klevis Xhoxhi dhe përfaqësues të projekteve. Ministri i financave është shprehur se mbështetja dhe realizimi i projekteve të tilla ndihmojnë mjaft arsimin profesional.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar paraditen e sotme një inspektim në burgun e Peqinit. Gjonaj vizitoi si ambjentet e sigurisë së lartë, ashtu edhe ato më pak të rrezikshme, duke u njohur kështu me kushtet e të burgosurve. Pas inspektimit ministrja e drejtëisisë dha edhe një deklaratë për median nga ku theksoi se dikasteri që ajo kryeson ka nisur një reformë rrënjësore në sistemin e burgjeve për të cilën garantoi se nuk do të ndalet.

Me ardhjen e Qeverise në Elbasan, që përkoi edhe me me festimet e Dites së Verës, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipermarrjes Sonila Qato, vijoi turin e saj në bizneset e Qarkut të Elbasanit.Qato vizitoi dhe një fabrike në fushen e prodhimit të plastikës, e cila ka shënuar një hap të rëndësishem dhe përparimtar sa i takon investimeve në fushën e energjisë.

Ishte një koncidencë e bukur që Flaka Olimpike mbërriti në Elbasan në prag të festimeve për festën tradicionale të Ditës së Verës.Vrapuesit e Paqes, të nisur nga Greqia shëtisin Flakën Olimpike në të gjithë botën për të lidhur kulturat dhe kombësitë e ndryshme dhe për të përcjellë mesazhin e thjeshtë, mesazhin e paqes, unitetit, harmonisë dhe mirëkuptimit.. Ata mbërritën në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit të shoqëruar nga përfaqësuesit vendorë të Atletikës.

Elbasani do te shnderrohet neser me I bukur se kurre ne Ditën e Verës, festën tradicionale që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.Qytetarët të intervistuar sot shprehen se kjo është një traditë e mrekullueshme që të parët tanë kanë lënë dhe se ku më mirë se në elbasan mund ta kalosh atë.

Kryetari I bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini , I atriboi çmimin Mirënjohja e Qytetit shkrimtares elbasanase Iliriana Sulkuqi, me motivacionin “Bijës së Elbasanit për poezinë e saj brilante e në lartësinë e vendlindjes” Në një eveniment organizuar në teatrin Skampa shkrimtarja Iliriana Sulkuqi u vlerësua për krijimtarinë e saj shumëvjeçarë si dhe përfaqësimin dinjitoz që I ka bërë qytetit të Elbasanit