Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini priti në zyrë stafin e zyrës së Këshillit të Europës, për të diskutuar rreth programit Romacted. Diskutimet kryesisht u përqëndruan tek të drejtat dhe prioritet që bashkia u ka dhënë romëve dhe egjiptianëve.

Në kuadër të 27 vjetorit të Partisë Socialiste edhe në Elbasan është organizuar një takim me të gjithë anëtarësinë dhe simpatizantë të kësaj partie. Të pranishëm në këtë festë ka qënë Kryetari i Grupit Parlamentar, kryetari i Bashkisë së Elbasanit dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.

Lajm i mirë për pensionistët. Në mbledhjen e djeshme të zhvilluar në Durrës, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtojë një fond prej rreth 12 milionë eurosh në favor të të gjitha kategorive të pensioneve, të cilat do të rriten në masën 2.8 për qind.

I organizuar për të 18 vit me radhë, festa e Gjinarit, e cilësuar si “miqtë e malit” ka mbledhur qindra banorë të zonës dhe miq në qendër të Njësisë Administrative. Të pranishëm deputeti i zonës Arben Kamami kanë vlerësuar këto organizime të cilat synojnë promovimin e zonës.

Qendra e Gjinarit është kthyer mbrëmë në një skenë festive, ku artistë e banorë janë bërë bashkë për të dhuruar nja shfaqje të hareshme plot art dhe traditë. ”Miqtë e Malit” e organizuar nga Bashkia Elbasan si një mënyrë për të promovuar turizmin

Fitueset e festivalit të 56 të fëmijëve në Shkodër janë pritur nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ditën e sotme. Të shoqëruar edhe nga kompozitori i këngës Edmond Rrapi, drejtori i qendrës së artit dhe mësuesi i tyre i muzikës. Vajzat fituese kanë përcjellë emocionet e tyre për këtë çmim edhe në këtë bashki.

Shoqata Sportive Pepa (B) është shpallur kampione e Ligës Rajonale të Elbasanit për moshat nën 13 vjeç, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë pa asnjë humbje. Gjatë gjithë kampionatit, djemtë që stërviten nga trajneri Mardian Kacollja, kanë treguar një futboll të bukur, duke dominuar mbi rivalët dhe merituar plotësisht këtë trofe.