Ashtu siç e do tradita Elbasani e ka pritur në shesh Ditën e Verës. Ashtu si çdo vit festimet kulmojnë me koncertin e madh festiv të Natës së Verës dhe hedhjen e fishekzjarreve, festime të cilat mbledhin në shesh mijëra qytetarë, jo vetëm nga Shqipëria, por nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Ashtu si çdo vit Elbasani është shndërruar në kryeqytetin e festimeve të Ditës së Verës. Mijëra qytetarë zgjodhën ta kalojnë në Elbasan festën tradicionale të verës. Dita e Verës u prit me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Elbasanit.

V SKAMPA dhe Elbasani News për dy ditë me radhë në një transmetim maratonë sollën Ditën e Verës në shtëpinë e çdo shqiptari. Ashtu si çdo vit Elbasani u shndërrua në kryeqytetin e festimeve të Ditës së Verës dhe ne patëm kënaqësinë që të gjithë këtë atmosferë ta përcillnim në shtëpitë tuaja.

Kryeministri Rama në kuadër të axhëndës së tij dyditore në Elbasan në kuadër të festimeve për Ditën e Verës ku rreth 50 biznese prezantuan produktet e tyre. Rama tha se ndryshimet në Elbasan janë të dukshme dhe positive por mbetet punë për tu bërë përsa I përket nxitjes së punësimit.

Edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi Ditës e Verës për t’i prezantuar Kryetarit të Bashkisë Z Qazim Sejdini dhe deputetëve të Elbasanit, projektin e restaurimit të të Bazilikës së Bezistanit. Projekti i paraqitur jep një pamje faktastike të një objekti mjaft të rëndësishëm kulturor dhe historik dhe pritet të shndërrohet në atraksion turistik në qendër të qytetit.

Panairi i Zejeve i cili zhvillohet për të dytin vit me radhë në Elbasan ka qenë një vlerë e shtuar e festimeve duke i dhënë më tepër ngjyra dhe larmi festës. Panairi i Zejeve ka sjellë Kostume Popullore, punime tradicionale, punime dore etj.

Festimi i Ditës së Verës ka shënuar edhe mbylljen e edicionit të 21 të panairit trgëtar të mbajtur në pallatin e sportit Tomorr Sinani.Në këtë panair morë pjesë më shumë se 50 biznese të cilët prezantuan produktet e tyre

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në një prej qendrave të Kujdesit ndaj Klientit në Ujësjellësin e Elbasanit ku përsëriti apelin për rikthimin e ligjshmërisë në këtë sektor. Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan deklaroi se po ushtrohen kontrolle ndaj të gjithë abonentëve në terren

Ofertat dhe shërbimet e tyre në panairin tregëtar për vitin 2018 I ka prezantuar edhe institucioni financiar NOA .Përmes pjesmarrjes në panair u synua lidhja konkrete me klientët dhe bashkëpunorët potencial.Në këtë panair NOA u prezantua me produktet e kredisë të cilat janë fleksibël dhe të përshtatura me qëllimet e financimit