Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e “Ditës së Verës”, ka qenë në qytetin e Elbasanit. Duke vijuar me këtë traditë s’mund të lëmë pa përmendur edhe karnavalet që zhvillohen nga Qendra Kulturore e Fëmijeve dhe shkollat e këtij qyteti. Mëngjesin e 14 Marsit, të përgatitur për këtë ditë, fëmijët me veshjet e tyre dhe me numrat specialë, japin mesazhe të ndryshme.

Muaji mars për çdo qytetar elbasanas mbart brenda saj festën e “Ditës së Verës”, e quajtur edhe festa e luleve. Kjo festë tashmë ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore.

Kryeministria Edi Rama, ashtu si çdo vit vizitoi Elbasanin me rastin e Dites se Veres. Ai ndali ne Bashkine e Elbasanit ku se bashku me Kryetarin e Bashkise Z. Sejdini dhe puhstetare te tjere lokale vizituan ekspoziten “Elbasani ne syte e fotografeve austriake”.

Pas vizitës së eksopozitës nga nga Fabrizio Tedeschi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i shoqëruar edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar Ps, Taulant Balla dhe deputetë, panë nga afër mënyrën sesi qytetarët po i gëzoheshin “Ditës së Verës” në Elbasan.

Edhe pse moti nuk ka qenë favorizues dhe temperaturat kanë qenë të ulta kjo nuk I penguar njerzit që të festojnë ditën e verës .Ata kanë patur mundësi të shijojnë aktivitetet e organizuara me rastin e festës pavarsisht kushteve atmosferike.

Moria e aktiviteteve të planifikuara me rastin e ditës së Verës ka kulmuar sot.Bashkia Elbasan në bashkëpunim me dhomën e Tregëtisë kanë organizuar edhe panairin e tregëtisë për vitin 2019.Sot ishte dita e fundit e edicionit të 22-të të panairit Tregtar.

Në kalendarin e festimeve të “Ditës së Verës”, në panairin e librit u parashikua edhe zhvillimi e “Natës së Librit”. Pikërisht në këtë mbrëmje, organizatori Aqif Hysa, shprehet për “Tv Skampa” se panairi nga viti në vit rezulton më i sukseshëm.

Është mbajtur ditën e djeshme në ambientet e kompleksit sportiv “Pepa” trofeu “Dita e Verës”, për shkak të festës tradicionale të qytetit të Elbasanit.