PRODUKTET BUJQËSORE, KRYESON PRODHIMI I PERIMEVE
Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi të dhënat zyrtare në këtë sektor ku citon se, “prodhimi i perimeve në 2018, në krahasim me 2017 është rritur me 1,24%”. Gjatë vitit 2018 vihet re një tendencë në rritje e prodhimit të përgjithshëm bujqësor, ku kryeson prodhimi i perimeve të freskëta.

TË ARSIMUARIT VËSHTIRËSI NË PUNËSIM
Zgjerimi i sektorëve të ekonomisë që nuk kërkojnë shumë kualifikim, të tillë si fasoneri, call center, turizmi etj, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punësimin e të mirë arsimuarve në vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë.

SIGURIMI I PRONËS, SHQIPTARËT ENDE MBRAPA
Në fund të muajt Mars 2019 primet e shkuara bruto për sigurimin e pronës nga zjarri dhe natyra arritën 284 milionë lekë, me një rënie me 26.4 për qind në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare për tregun e sigurimeve për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se ka një rënie të theksuar nëse e krahasojmë me vitin 2018 kur primet për të njëjtën lloj siguracioni ishin 386 milionë lekë.

PENSIONI E NDIHMA EKONOMIKE NË BANKË
Së shpejti, edhe pensionet, pagesat e papunësisë apo ndihmës ekonomike priten të paguhen përmes bankave.Strategjia Kombëtare për pagesat me vlerë të vogël parashikon, ndër të tjera, që jo vetëm pagat, por të gjitha pagesat e tjera që përfitohen nga sektori publik, të kanalizohen në llogari bankare.

VASILIKA DULI, PIANISTJA E VERBËR, KONCERT RECITAL
Pianistja Vasilika Duli duket se është shembulli më i mirë i shprehjes së famshme klasike se “Arti është krijuar për t’u ndjerë, dhe jo për t’u kuptuar”. Nuk është hera e parë që salla e teatrit “Skampa” pret qindra e mijëra artdashës, por recitali i pianises së verbër Vasilika Duli ishte ndryshe

“FEST FOLK 2” KONCERTI I RADHËS NË TEATRIN “SKAMPA”
Për të dytin vit radhazi Qendra Kulturore e Fëmijëve organizon “Fest Folk 2”, këndojmë dhe kërcejmë sëbashku. Ky koncert organizohet për t’u dhënë mundësi të vegjëlve të shkollave të qytetit të shfaqin talentin e tyre në kërcim dhe këndim. Mënyrë kjo pse jo edhe për të zbuluar talentet e reja të qytetit.

DUSHKU: MUNDIM TURBINËN DHE SHPËTOJMË
Skuadra e futbollit të Elbasanit është duke vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes që do të kenë këtë të shtunë përballë Turbinës, ku do të synojnë të fitojnë me tri gola diferencë për t’i shpëtuar “play-off”-it.